Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fillim i dobët i sezonit - a ka arsye për shqetësim?

Foto: BGNES- arkiv

Qershori përfundoi dhe jemi në fillim të korrikut, por pushimoret më të mëdha bregdetare bullgare janë relativisht bosh, pavarësisht parashikimeve se këtë vit na pret një verë e suksesshme. Arsyet janë disa – duke filluar me rimëkëmbjen e vazhdueshme pas-pandemike të sektorit, luftën në Ukrainë, e cila shqetëson pushuesit e huaj dhe duke përfunduar me një pranverë jashtëzakonisht të ftohtë.


Tradicionalisht, industria mbështetet shumë tek turistët bullgarë për të mbushur bazat në muajt jashtë sezonit aktiv. Megjithatë këtë vit moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut thanë fjalën e tyre. “Duke parë motin jashtë, njerëzit nuk bëjnë rezervime ose po anulojnë masivisht, veçanërisht nëse hoteli nuk ka SPA apo ndonjë atraksion shtesë”, thotë Konstantin Zarkov, ekspert në fushën e turizmit dhe shton:

“Zakonisht hyjmë në korrik me gjithçka të mbushur deri në buzë, përkatësisht korrik-gusht nuk ka vende të lira, por sërish në fund të gushtit gjithçka po zbrazet. Dhe ja ku është momenti që në nivel destinacionesh të bëhen paketa tërheqëse, si evente festivalesh, argëtime të ndryshme, për të stimuluar njerëzit që të mos vijnë vetëm për detin. Sepse pushimet nuk kanë të bëjnë vetëm me ujin e ngrohtë të detit dhe diellin. Turizmi është një produkt hibrid që mund të ofrojë shumë për një destinacion” - thotë Konstantin Zankov.


Nuk janë të paktë hotelierët në bregun bullgar të Detit të Zi që ankohen për fillimin e dobët të sezonit. Arsyeja, sipas vëzhguesve, është se ata nuk punojnë me grupe turistike dhe kampe shkollore. Për të mbushur bazën e tyre në qershor, ata u mbështetën kryesisht në rezervime individuale. Përveç kësaj, disa nga këto baza nuk kanë qendra spa apo atraksione alternative për të kompensuar motin e keq. Por ringjallja e lehtë e tregut britanik dhe rezervimet nga vendet fqinje japin shpresë se zbatica do të kapërcehet, ndonëse në kulmin e sezonit.


Me rëndësi të madhe për sektorin është turisti bullgar, i cili është klienti më i mirë për hotelierët. “Arsyeja është se bullgari kthehet disa herë gjatë sezonit, rekomandon bazën te të afërmit dhe miqtë e afërt, shkruan përshtypje. Përveç kësaj, ai shpenzon shumë para për shërbime shtesë, ai nuk mbështetet vetëm në “all inclusive”, thotë Konstantin Zankov. Dhe më shumë - bregdeti bullgar i Detit të Zi ka një përparësi të rëndësishme:

Në Bullgari kemi një kombinim unik dhe shumëllojshmëri pushimoresh. Për shembull, një lloj i caktuar klienti qëndron në pushimoren Kiten – këtu vijnë të rinjtë. Por në Primorsko, që është disa kilometra larg, tashmë kemi një ofertë tjetër. Aty gjërat janë tërësisht të orientuara drejt një pushimi familjar. Të dy resortet mbështeten në masë të madhe te turistët bullgarë, por sigurisht që mirëpresin edhe shumë të huaj.

Nëse vazhdojmë më në veri, arrijmë në Sozopol, ku kemi shumë të huaj me kohëzgjatje të ndryshme qëndrimi dhe aty ofrohet një produkt tjetër. Për shembull, atje pothuajse nuk ofrohet pushim “all inclusive”.


Përderisa në Çernomorec, i cili pothuajse është shkrirë me Sozopolin, vështirë se takojmë të huaj. Aty kemi shumë kampingje, përfshirë ato luksoze, shumë hotele familjare, bujtina, por ky është një lloj tjetër pushimi. Dhe kështu shohim se si brenda rreth 20 kilometrave kemi 4-5 pushimore bregdetare që janë krejtësisht të ndryshme dhe brenda një diapazoni shumë të vogël ka ofertë dhe kërkesë për lloje të ndryshme të përdoruesve. Sezoni aktiv në vendin tonë është shumë i shkurtër, prandaj duhet të ketë një politikë të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit” – thotë në përfundim Konstantin Zankov.


Lexoni më shumë:

Foto:  BGNES -arkiv, BTA -arkiv, camping.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD