Një pikturë e madhe me përmasa 5x6 m që përshkruan unitetin e ëndrrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është pikturuar nga 30 artistë të rinj nga të dy anët e kufirit. Aktiviteti u mbajt para Teatrit Popullor "Ivan Vazov" në kuadër të fushatës "Në të dy anët e kufirit" të fondacionit bullgar "Pamet" (“Kujtesa”). Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut janë pjesë e studios artistike për fëmijë “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”, nga qyteti i Manastirit, dhe ata nga Bullgaria – përfaqësues të Rodopeve Perëndimore.
Më pas fëmijët u pritën nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin patën një takim joformal. “Bullgaria është vendi më i interesuar që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt negociatat me BE-në për anëtarësim. Por ne duam gjithashtu që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, të kenë të drejta të barabarta (e kam fjalën për Maqedoninë e Veriut), pavarësisht nëse ndihen maqedonas, bullgarë, shqiptarë apo kështu me radhë”, theksoi presidenti Radev.Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e..