80 mijë persona u përpoqën të kalonin kufirin bullgaro-turk në 6 muajt e parë të 2023-ës, deklaroi për BTA ministri i brendshëm Kalin Stojanov. “Rritja është 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo tregon se presioni i migracionit është jashtëzakonisht i rëndë”, thekson ai. Ministri i konsideron burimet e “Policisë Kufitare” të pamjaftueshme, por ka një ide sesi do të shtrëngojë ndjeshëm kufirin me forcë fizike në muajt në vijim.
Çfarëdo që të arrijë MPB si rezultat, nëse nuk merremi me migrimin ilegal dhe luftën në rrugë, gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë, thekson Stojanov.
Ministri ka urdhëruar shtimin e shpejtë të procedimeve paraprake të nisura ndaj shoferëve që drejtojnë vetura pas përdorimit të alkoolit ose drogës.
Po hetohet edhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, sepse lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e MPB-së, thotë Stojanov.Një kompani produksioni bullgar do të ndërtojë një qendër të re kinematografike për 15 milionë euro në zonën industriale Bozhurishte pranë kryeqytetit, në një sipërfaqe prej mbi 30 mijë metrash katrorë. Kontrata për shitblerjen e fushës do të..
Sot, 7 nëntor, ekspedita e 33-të polare bullgare niset nga Varna për në Antarktidë. Për të tretin vit radhazi, eksploruesit tanë polare do të lundrojnë drejt kontinentit të akullit me anijen kërkimore ushtarake bullgare “Shenjtorët Kirili dhe Metodi”...
Të enjten do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° deri në 17°, në Sofje rreth..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...
Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në..