80 mijë persona u përpoqën të kalonin kufirin bullgaro-turk në 6 muajt e parë të 2023-ës, deklaroi për BTA ministri i brendshëm Kalin Stojanov. “Rritja është 62% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Kjo tregon se presioni i migracionit është jashtëzakonisht i rëndë”, thekson ai. Ministri i konsideron burimet e “Policisë Kufitare” të pamjaftueshme, por ka një ide sesi do të shtrëngojë ndjeshëm kufirin me forcë fizike në muajt në vijim.
Çfarëdo që të arrijë MPB si rezultat, nëse nuk merremi me migrimin ilegal dhe luftën në rrugë, gjithçka tjetër mbetet në plan të dytë, thekson Stojanov.
Ministri ka urdhëruar shtimin e shpejtë të procedimeve paraprake të nisura ndaj shoferëve që drejtojnë vetura pas përdorimit të alkoolit ose drogës.
Po hetohet edhe korrupsioni në nivelet më të larta të pushtetit, sepse lufta kundër korrupsionit është ndër prioritetet e MPB-së, thotë Stojanov.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..