Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e malit janë ngjitur në gjithsej 24 maja. Këtë muaj, alpinistët e rinj kanë synuar pushtimin e malit Aramlija, malit Ruen, malit Botev, malit Bogdan dhe malit Gocev, ndërsa në gusht do të nisen drejt majave të Pirinit dhe Rillës - Vihrenit dhe Musallasë.
Në grup marrin pjesë rreth 40 fëmijë nga mosha 7 deri në 18 vjeç dhe synimi i tyre është të shkelin të gjitha 39 majat malore deri në nëntor. Shkaku i shoqatës “Malësori i Ri” është ndjekja e motos së shkrimtarit dhe themeluesit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari, Aleko Konstantinov – “Njihuni me atdheun që ta doni”.
Prandaj, shumë shpesh shoqata kombinon ngjitjen e majave me data historike. Përveç historisë, fëmijët i kushtojnë vëmendje edhe biodiversitetit dhe veçorive në zonat që vizitojnë. Kështu, përveç dashurisë për malet, ata zhvillojnë edhe qëndrimin ndaj natyrës dhe atdheut. Gjatë ngjitjes në maja ata mësojnë për heronjtë kombëtarë, shpirtin dhe kulturën bullgare, gjë që kontribuon në rritjen e tyre morale, shpirtërore dhe intelektuale.
Me rastin e nismës së këtij viti, për çdo pjesëmarrës është krijuar një pasaportë personale turistike, ku fëmijët shënojnë majat e pushtuara.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Udhëtarët që planifikojnë një pushim pranveror mund të marrin në konsideratë Sofjen, e cila është kryeqyteti më i mirë evropian për udhëtime këtë sezon, shkruan botimi në gjuhën rumune Newsweek (newsweek.ro), duke cituar faqen e internetit..
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Më 27 qershor, në qytetin Çepellare në malin e Rodopeve, një aktivitet i bukur me hyrje falas do të hapë sezonin turistik veror në mal. Ai do të..
Mbi 800 nomadë digjitalë, sipërmarrës dhe krijues nga 50 shtete mbërritën në Bansko për edicionin e gjashtë të Bansko Nomad Fest – një nga ngjarjet..