Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adhuruesit e malit nga qyteti Petriç ngjiten në majat bullgare për qëllime edukative

Foto: mladplaninar.com

Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj, shoqata “Malësori i Ri” – Petriç i vuri vetes për qëllim ngjitjen e të gjitha majave më të larta të maleve në Bullgari, transmetoi BTA. Iniciativa i përket një grupi fëmijësh. Deri më tani adhuruesit e malit janë ngjitur në gjithsej 24 maja. Këtë muaj, alpinistët e rinj kanë synuar pushtimin e malit Aramlija, malit Ruen, malit Botev, malit Bogdan dhe malit Gocev, ndërsa në gusht do të nisen drejt majave të Pirinit dhe Rillës - Vihrenit dhe Musallasë.

Në grup marrin pjesë rreth 40 fëmijë nga mosha 7 deri në 18 vjeç dhe synimi i tyre është të shkelin të gjitha 39 majat malore deri në nëntor. Shkaku i shoqatës “Malësori i Ri” është ndjekja e motos së shkrimtarit dhe themeluesit të lëvizjes së organizuar turistike në Bullgari, Aleko Konstantinov – “Njihuni me atdheun që ta doni”.

Prandaj, shumë shpesh shoqata kombinon ngjitjen e majave me data historike. Përveç historisë, fëmijët i kushtojnë vëmendje edhe biodiversitetit dhe veçorive në zonat që vizitojnë. Kështu, përveç dashurisë për malet, ata zhvillojnë edhe qëndrimin ndaj natyrës dhe atdheut. Gjatë ngjitjes në maja ata mësojnë për heronjtë kombëtarë, shpirtin dhe kulturën bullgare, gjë që kontribuon në rritjen e tyre morale, shpirtërore dhe intelektuale.

Me rastin e nismës së këtij viti, për çdo pjesëmarrës është krijuar një pasaportë personale turistike, ku fëmijët shënojnë majat e pushtuara.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrenalinë, pamje të bukura dhe një takim me historinë - ngjitje shkëmbinjsh në luginën e lumit Rusenski Llom

Kreshtat shkëmbore që mbivendosen mbi lumin Rusenski Llom dhe mëngët e tij Beli, Çerni dhe Mali Llom janë një magnet për dashamirësit e natyrës dhe kërkuesit e adrenalinës. E gjithë zona njihet si Pollomieto ose "Mali nën Rrafshnaltë". Gjatë..

botuar më 25-05-27 6.55.PD

Pleveni merr pjesë në festivalin e njohur të trashëgimisë antike

Festivali i Trashëgimisë Antike "Shqiponja e Danubit" do të zhvillojë edicionin e tij më ambicioz deri më tani - "Legjionet e Mizisë", nga 13 deri më 15 qershor në tre fortesa antike në territorin e Qarkut të Plevenit. Këto janë fortesa..

botuar më 25-05-26 10.10.PD

Nuk është thjesht një bujtinë, por një përvojë interaktive - turizmi rural tek ne është në zhvillim e sipër

Platformat për rezervim të hoteleve dhe ekskursioneve në Bullgari raportojnë interes të lartë si ndaj resorteve tona tradicionale bregdetare dhe spa, ashtu edhe ndaj pushimeve në bujtinat në fshat. Në prag të sezonit aktiv veror, zgjedhja e bullgarëve..

botuar më 25-05-22 8.00.MD