Presidenti Rumen Radev i qortoi pushtetarët se nuk kanë një mendim dhe qëndrim të tyre, por ndjekin ato të vendeve kryesore partnere. Ai e bëri deklaratën e tij për gazetarët pas tensionit mes qeverisë dhe presidencës për vizitën e Volodimir Zelenskit në vendin tonë.
“Unë gjithmonë kam mbrojtur interesin bullgar, jo interesin e vendeve të tjera. Pyetja është se interesat e kujt i mbrojnë politikanët nga parlamenti dhe nga qeveria - padyshim në shumë raste këto nuk janë interesat e bullgarëve”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Rumen Radev kritikoi edhe Këshillin e Ministrave se nuk e ka koordinuar paraprakisht me të vizitën e presidentit ukrainas. “Në këtë situatë, për mua ishte më e lehtë të mos e mbaja takimin, por ky nuk është një sinjal i mirë për Bullgarinë dhe për 300 mijë bullgarët në Ukrainë”, theksoi ai.
Me rastin e synimit për t'i dhënë municione Ukrainës, presidenti pyeti se si Kuvendi Popullor vendosi brenda një dite të zbrazte magazinat e rezervave të ushtrisë bullgare gjatë kohës së luftës. “Pavarësisht se ju bindin se ato do të mbushen shumë shpejt – kjo nuk është e vërtetë. Këto procese zgjasin vite”, tha ai.
Rumen Radev shprehu gjithashtu pakënaqësi për vendimin për shitjen e reaktorëve të termocentralit bullgar “Belene” në Ukrainë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisjet, por edhe për fatin e projektit për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor bullgar.Presidenti Vuçiq i ofron opozitës të iniciojë referendum nëse ai duhet të qëndrojë në postin e presidentit Serbët nuk besojnë se zgjidhja e krizës politike në vend mund të jetë një “referendum konsultativ” për besimin ndaj presidentit, siç ka..
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Timço Mucunski zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e sapozgjedhur të jashtëm të Bullgarisë Georg Georgiev, duke e cilësuar atë si miqësore. E përgëzova për zgjedhjen dhe shpreha vendosmërinë time për të..
Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..