Presidenti Rumen Radev i qortoi pushtetarët se nuk kanë një mendim dhe qëndrim të tyre, por ndjekin ato të vendeve kryesore partnere. Ai e bëri deklaratën e tij për gazetarët pas tensionit mes qeverisë dhe presidencës për vizitën e Volodimir Zelenskit në vendin tonë.
“Unë gjithmonë kam mbrojtur interesin bullgar, jo interesin e vendeve të tjera. Pyetja është se interesat e kujt i mbrojnë politikanët nga parlamenti dhe nga qeveria - padyshim në shumë raste këto nuk janë interesat e bullgarëve”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Rumen Radev kritikoi edhe Këshillin e Ministrave se nuk e ka koordinuar paraprakisht me të vizitën e presidentit ukrainas. “Në këtë situatë, për mua ishte më e lehtë të mos e mbaja takimin, por ky nuk është një sinjal i mirë për Bullgarinë dhe për 300 mijë bullgarët në Ukrainë”, theksoi ai.
Me rastin e synimit për t'i dhënë municione Ukrainës, presidenti pyeti se si Kuvendi Popullor vendosi brenda një dite të zbrazte magazinat e rezervave të ushtrisë bullgare gjatë kohës së luftës. “Pavarësisht se ju bindin se ato do të mbushen shumë shpejt – kjo nuk është e vërtetë. Këto procese zgjasin vite”, tha ai.
Rumen Radev shprehu gjithashtu pakënaqësi për vendimin për shitjen e reaktorëve të termocentralit bullgar “Belene” në Ukrainë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisjet, por edhe për fatin e projektit për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor bullgar.0.91% nuk mjaftuan që Zoran Milanoviç të bëhej sërish president Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili është kandidat i Partisë Social Demokrate të opozitës, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vendit më 29 dhjetor..
Përmbledhja e ngjarjeve të një viti të tërë në pak rreshta është padyshim një sfidë, veçanërisht nëse bëjmë një përmbledhje politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat edhe këtë vit janë bërë traditë në vendin tonë, ishin një rast që..
Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..