Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta mund të dalë jashtë territorit të Ukrainës, paralajmëron Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare

Foto: dans.bg

Veprimet ushtarake në Ukrainë kanë potencialin të përhapen përtej territorit të vendit, sipas një raporti të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave. Aty thuhet se nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë.

“Invazioni rus gërryen ndjeshëm sistemin e sigurisë në Evropë, përshkallëzon rivalitetin midis faktorëve gjeopolitikë dhe krijon vektorë për pasigurinë globale energjetike, ekonomike dhe ushqimore”, theksohet gjithashtu në raport.

“Rajoni i Detit të Zi dhe të Kaukazit u shfaqu si një zonë me rëndësi parësore për shkak të agresionit rus në Ukrainë, i cili ka çuar në përqendrimin e aftësive të NATO-së për të mbrojtur shtetet anëtare dhe për të frenuar Rusinë”, është një tjetër konstatim i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Radev u takua me ambasadorin e Palestinës në Bullgari

Presidenti Rumen Radev u takua me ambasadorin e shtetit të Palestinës në Bullgari, Nasri Halil Salim Abu Xhejsh. Radev përshëndeti marrëveshjen e arritur për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Ai shprehu shpresën se kjo do të çonte në krijimin e..

botuar më 25-01-16 6.24.MD

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD