Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denkov për Sky News: Kontratat janë të rëndësishme, por suksesi në fushën e betejës është më i rëndësishëm

| rinovuar më 23-07-11 6.15.MD
Foto: pamje nga ekrani

Dërgimi i municioneve thërrmuese në Ukrainë është një çështje e ndjeshme nga pikëpamja politike, tha kryeministri NikollajDenkov në një intervistë me televizionin Sky News. Ndër të tjerët ai theksoi: “Ne jemi në një luftë në shkallë të gjerë. Kur keni një luftë, kontratat janë të rëndësishme, por edhe më e rëndësishme është të jesh i suksesshëm në fushën e betejës”. Sipas tij, shumë vende kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, por SHBA dhe Rusia jo. “Fakti që Rusia nuk e nënshkroi do të thotë se ajo pranon që këto municione mund të përdoren. Nëse i përdorin, është normale të pritet që edhe pala tjetër t’i përdorë”, shtoi kryeministri, cituar nga BTA.

SHBA njoftoi së fundmi se do të furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese. Bullgaria është në mesin e mbi 100 vendeve që e nënshkruan Konventën e Oslos për ndalimin e këtij lloji të armëve. Këto municione shpërthejnë në ajër mbi objektiv dhe shpërndajnë shumë copëza të vogla shpërthyese, duke goditur kështu objektivat në një zonë të madhe. Shfrytëzimi i tyre është i diskutueshëm kryesisht për faktin se një numër i konsiderueshëm i tyre bien në tokë pa shpërthyer dhe kështu përbëjnë një kërcënim për popullatën civile për shumë vite pas përfundimit të një konflikti.

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova e quajti shqetësues faktin që kryeministri NikollajDenkov mbështet ofrimin e bombave thërrmuese nga SHBA për Ukrainën, njoftoi reporterja e BNR, Cvetelina Stojanova.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Investitorët zviceranë janë të interesuar për qendrat e zhvillimit në Bullgari

Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..

botuar më 25-02-04 4.24.MD

Sektori i verërave paralajmëron për mungesë kuadrosh

Për mungesë kronike të personelit në sektorin e verërave, raportojnë prodhuesit nga rajoni i Plovdivit. Gjithnjë e më pak të rinj duan të punojnë si teknologë. Industria ka frikë se profesioni mund të zhduket me kalimin e kohës. Çdo vit, rreth 250 teknologë..

botuar më 25-02-04 3.58.MD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër ndikimit në gjyqësor

Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga Instituti Bullgar për Iniciativa Ligjore. Në fjalën e tij, presidenti bëri thirrje për veprime kundër..

botuar më 25-02-04 2.47.MD