Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dillmano Dillbero” në ekzekutim të muzikantëve Vasilena Serafimova dhe Toma Enko

Foto: Facebook/vassilena.serafimova

Sonte në skenën e Festivalit të Artit Rinor “Solinaria”, Vasilena Serafimova do ta transferojë publikun në botën e instrumenteve me goditje me projektin e saj prej autori.

E lindur në qytetin Pleven në një familje muzikantësh, Vasilena Serafimova shfaqi cilësitë e saj muzikore që në fëmijërinë e hershme. Falë babait të saj, Simeon Serafimov  zbuloi botën e veglave me goditje dhe u bë nxënëse e tij në moshën shtatë vjeçare. Në vitin 2004, ajo u diplomua në Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov”. Arsimin e vazhdoi në Francë, ku mori dy diploma master. Në vitin 2011/2012 u specializua në The Juillard School në Nju Jork.

Fituesja e një sërë çmimesh prestigjioze si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën, Vasilena Serafimova performon shpesh në skenat bullgare, duke përfshirë edhe pianistin francez Toma Enko. Një pjesë e repertorit të tyre të përbashkët janë variacionet e këngës popullore bullgare “Dillmano, Dillbero”.


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Fajtori"

Grupi “Ostava” e hap vitin me një këngë të re dhe një turne mini klub. “Fajtori” – siç titullohet kënga e re, hap rrugën drejt një albumi të ri. Albumi pritet të jetë gati në fund të pranverës. Si gjithmonë, muzikantët nga “Ostava” nuk mund të jenë..

botuar më 25-02-17 6.45.PD
Stefan Diomov

Kompozitori i dashur Stefan Diomov feston jubileun e tij të 80-të

Më 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..

botuar më 25-02-16 6.05.PD

"Dashuria dhe vera"

Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..

botuar më 25-02-14 6.00.PD