Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.
Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës...
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin..