Premiera e operës "Aida" të Giuseppe Verdit pati një sukses të madh në Teatrin Veror të Varnës në Bullgari. Shfaqja është bazuar në produksionin, skenat dhe kostumet e regjisorit Franco Zeffirelli. Dirigjenti i "Aida" ishte maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe asistent regjisorja Ada Gura. I suksesshëm dhe madhështor ishte edhe interpretimi i mezosopranos nga Opera dhe Baleti i Tiranës Ivana Hoxha, e cila debutoi në Varna me rolin e Amneris, transmetoi BTA.
Opera dhe Baleti i Tiranës deklaroi se produksioni në Varna "shkon përtej bashkëpunimit rajonal, forcon lidhjet artistike midis Bullgarisë dhe Shqipërisë dhe u jep mundësi artistëve të shfaqin talentin e tyre në një dimension më të gjerë artistik".Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..