Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit publikoi udhëzime për procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas tyre, mbi bazën e origjinës bullgare aplikantët për vizë D në përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë jashtë vendit paraqiten në zyrën konsullore për përkthim dhe vërtetim të dokumenteve origjinale për origjinën bullgare, si dhe për vërtetimin e Deklaratës së Vetëndërgjegjes Kombëtare Bullgare. Aplikantët dërgojnë në mënyrë të pavarur kompletin e plotë të dokumenteve me postë ose me korrier në adresën e Agjencisë, duke i paguar vetë shpenzimet. Agjencia pranon, regjistron dhe deklaron vendimin e saj për origjinën bullgare.
Nëse ka një status në faqen e internetit të Agjencisë për lëshimin e një Certifikate për origjinën bullgare, aplikanti për vizë D merr një foto të statusit dhe ia bashkëngjit dokumenteve të aplikimit. Me kusht që të gjitha dokumentet e tjera që vërtetojnë arsyet për marrjen e vizës D janë të rregullta, me mbërritjen në Bullgari aplikanti paraqet një kërkesë në Drejtorinë e Migracionit.
Algoritmi i veprimit është në këtë adresë:
https://www.aba.government.bg/news/informatsiya-za-litsata-kandidatstvashchi-za-viza-d/354?fbclid=IwAR1ZiWCZ9x1W1As8nEQAbAcwjqg62rmLl-PqKQWKJ3QRYYrt15QOebqNZzk24 maji bashkoi bullgarët në mbarë botën, të cilët festuan Ditën e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, alfabetin, arsimin dhe kulturën bullgarе, si dhe letërsinë sllave me ngjarje të ndryshme. Një program i pasur festiv u organizua sot..
Në fjalimin e saj në kremtimin zyrtar në Sofje të 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Letërsisë Sllave, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova theksoi se shkrimi glagolitik,..
Procesione dhe festime me rastin e 24 majit - Ditës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të alfabetit bullgar, arsimit dhe kulturës, si dhe të letërsisë sllave, po zhvillohen sot në të gjithë Bullgarinë. Në Sofje , procesioni fillon..
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë..