“Është e papranueshme që dallimet politike të çojnë në gjuhë të urrejtjes, fyerje etnike, ksenofobi ose antisemitizëm”, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë për mediat.
Dje /20 korrik/ edhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom” shprehu alarmin për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe manifestimeve antisemite në vendin tonë, duke u bërë thirrje institucioneve që të mos qëndrojnë joaktive ndaj këtyre fenomeneve.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë pjesë e traditave të shoqërisë bullgare prej shekujsh dhe kanë mbijetuar edhe në vitet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria shpëtoi komunitetin e saj hebre dhe nuk lejoi që asnjë qytetar i saj me origjinë hebreje të dëbohej në kampet e vdekjes”, kujtoi kreu i shtetit. Prandaj, sipas tij, është detyrë e çdo qytetari, organizate joqeveritare dhe forcë politike të respektojë vlerat dhe të mbajë traditat e tolerancës së popullit bullgar.Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..
Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..
Gjatë gjithë ditës së parë në Ekspozitën e 28-të Ndërkombëtare të Turizmit dhe Pushimeve për Rajonin e Mesdheut Lindor EMITT, fluksi i vizitorëve në..