“Është e papranueshme që dallimet politike të çojnë në gjuhë të urrejtjes, fyerje etnike, ksenofobi ose antisemitizëm”, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë për mediat.
Dje /20 korrik/ edhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom” shprehu alarmin për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe manifestimeve antisemite në vendin tonë, duke u bërë thirrje institucioneve që të mos qëndrojnë joaktive ndaj këtyre fenomeneve.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë pjesë e traditave të shoqërisë bullgare prej shekujsh dhe kanë mbijetuar edhe në vitet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria shpëtoi komunitetin e saj hebre dhe nuk lejoi që asnjë qytetar i saj me origjinë hebreje të dëbohej në kampet e vdekjes”, kujtoi kreu i shtetit. Prandaj, sipas tij, është detyrë e çdo qytetari, organizate joqeveritare dhe forcë politike të respektojë vlerat dhe të mbajë traditat e tolerancës së popullit bullgar.Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata..