Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..