Kosi bullgar është futur në Regjistrin Evropian të Emërtimeve të Mbrojtura me origjinë, njoftoi në Bruksel ministri i bujqësisë Kirill Vëtev. "Ky produkt tradicional bullgar po na bën të famshëm në mbarë botën për shkak të vetive të tij të dobishme dhe me përfshirjen e tij në regjistër si emërtim i mbrojtur i origjinës, krijohen kushte shtesë për popullarizimin e tij," tha ai.
Regjistrimi do t'u japë përpunuesve një avantazh konkurrues në treg dhe për konsumatorët do të ketë një garanci shtesë për origjinën dhe cilësinë e produktit.
Qumështi ynë i thartë është produkti i dytë bullgar i regjistruar zyrtarisht si emërtim i mbrojtur i origjinës në nivel evropian pas "mjaltit manov i Stranxhës" /ky është mjalti i krahinës së malit Stranxha, i cili mblidhet nga bletët nga lëngu i ëmbël i pemëve të caktuara, që derdhet kur ato janë të sulmuara nga insekte/.Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..