Ministri i Bujqësisë Kirill Vëtev paraqiti problemet e Bullgarisë lidhur me lulediellin dhe qumështin pluhur në Këshillin e Bujqësisë të BE-së në Bruksel. Në Bullgari pritet një korrje e mirë, por për shkak të importit të lirë të lulediellit dhe vajit nga Ukraina në vitin 2022 ka 700 000 tonë luledielli të vjetër në magazinë.
Pritet një rritje e re e importeve ukrainase, paralajmëroi Vëtev, nëse kapacitetet në Bullgari dhe vendet fqinje nuk janë në gjendje të përpunojnë sasitë e rritura dukshëm. Vëtev theksoi se këtë vit kemi të korrat më të shtrenjta në Evropë dhe logjistika është ndryshuar totalisht që nga lufta në Ukrainë. Ai kërkoi përmirësimin e tranzitit të grurit ukrainas përgjatë "korridoreve për solidaritet" dhe mbrojtje për prodhuesit bullgarë.
Rritja e importit të qumështit pluhur po shkakton dumping të çmimeve dhe po rrezikon blegtorët bullgarë, paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimit për kafshët, tha Vëtev dhe kërkoi ndihmë shtesë shtetërore për këtë sektor.Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara nënujore të vendosura në shtratin e detit përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Zona ujore e mbuluar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..