Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit mblidhet në takimin e saj vjetor

Foto: arkiv

Konferenca vjetore e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit do të mbahet me titullin "Fjala - 1160 vjet lavdi, forcë, dritë".

Sot në Sofje do të dekorohen nxënës në konkursin ndërkombëtar arsimor “Gjurmët e veprës së Kirilit dhe Metodit nëpër botë”, organizuar nga Qendra Shkencore “Kirili dhe Metodi” në Akademinë Bullgare të Shkencave. Të nesërmen në Karllovo - vendlindja e heroit kombëtar Vasill Levski, do të prezantohen rezultatet e videokonkursit me rastin e 150 vjetorit të vdekjes së tij, si dhe përkthimi i librit "Levski në sytë e fëmijëve".

Κonferencën do ta nderojnë ministra dhe deputetë aktualë dhe ish, kryetari i komunës së Karllovos, Emill Kabaivanov dhe mysafirë të tjerë zyrtarë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Rumen Radev shpjegoi mungesën e flamurit maqedonas në takimin e tij me presidenten e Maqedonisë së Veriut

Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...

botuar më 24-09-16 2.19.MD

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Dita e parë e shkollës është një datë e rëndësishme

Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..

botuar më 24-09-16 12.23.MD

Presidenti Rumen Radev uroi që fëmijët të jenë krijues të së ardhmes së tyre

Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi..

botuar më 24-09-16 11.47.PD