A janë të sigurta rrugët në Bullgari dhe kush është përgjegjës për rritjen e rrezikshme të aksidenteve të trafikut rrugor? Po të shohim statistikat e zeza që nga fillimi i vitit u regjistruan 3448 aksidente të rënda me 260 viktima dhe 4575 të plagosur. Në vetëm 20 ditët e para të korrikut, në vendin tonë u regjistruan 446 aksidente të rënda trafiku, 35 persona humbën jetën në rrugë dhe 600 të tjerë u lënduan.
Sipas ligjit fajin e kanë drejtuesit e mjeteve të cilët nuk e marrin parasysh situatën e trafikut, ndërsa sipas drejtuesve të mjeteve, rrugët në vendin tonë krijojnë parakushte për aksidente rrugore. Për të mos folur për kontrollin dhe zbatimin e ligjit. Ndër ankesat e shpeshta të drejtuesve të mjeteve janë mungesa e shenjave dhe mirëmbajtja e dobët e rrjetit rrugor, i cili nuk përmbush standardet evropiane.
Mirosllav Markov është një shofer ndërkombëtar, i cili jetoi dhe punoi në Spanjë për më shumë se 20 vjet. Sa herë që kthehet në Bullgari, vëren me hidhërim se sa i madh është dallimi në mirëmbajtjen e rrugëve midis Bullgarisë dhe vendeve të tjera evropiane:
“Në Bullgari, e ngasësh makinën me instinkt derisa të godasësh një ndonjë gropë, natyrisht - komenton Miroslav Markov. - Shumë shpesh mungojnë edhe barrierat rrugore dhe hyn direkt në atë që dikur ka qenë hendek. Dhe duke qenë se kanalet kulluese janë të mbushura, nuk ka rrjedhje uji, nga ku ndodh edhe gërryerja e sipërfaqes së rrugës. Nuk ka gjë të tillë si zhvillimi i infrastrukturës rrugore në Bullgari. Edhe para se të largohesha nga Bullgaria, isha gjithmonë në rrugë dhe kam vëzhgime. Vetëm për krahasim, rumunët asfaltuan rrugët e tyre për tre vjet kur u aderuan me Bashkimin Evropian. Ka shenja aktive kudo për t’u parë. Këto janë rombe që mund t’i ndjeni me gomat kur kaloni nëpër to.”
Sipas Mirosllav, për paratë që vijnë në vendin tonë të vogël, që prej kohe rrugët duhet të ishin më të mira se ato në Zvicër. Korrupsion ka kudo, vëren ai, por pavarësisht kësaj, rrugët janë të rafinuara deri në detajin e fundit, në ndryshim nga Bullgaria, ku punimet e ndërtimit vazhdojnë vite të tëra, ndërsa fondet gjithnjë nuk janë të mjaftueshme. Përsa i përket aksidenteve rrugore, nëse në Spanjë, për shembull, konstatohet se një pjesë e caktuar e rrugës është e rrezikshme, ajo korrigjohet menjëherë, thekson Mirosllav Markov. Gjatë gjithë qëndrimit të tij në Spanjë, ai vetëm një herë hasi në një motoçiklist të aksidentuar dhe sinjalizoi menjëherë. Reagimi i autoriteteve ishte në pak minuta. Fatkeqësisht, në Bullgari mund të shpresojmë vetëm për veprime të tilla adekuate, dhe jo sepse mungon vullneti i mirë, por sepse ekipet e urgjencës nuk janë të mjaftueshme. Për të mos folur për kontrollin e rrugës, i vështirë për t’u zbatuar, për shkak të reduktimit drastik të përbërjes së punonjësve të Agjencisë Ekzekutive “Administrata e Automjeteve”, të cilët kalojnë 70% të kohës së tyre të punës duke udhëtuar:
“Nëpunësit në Agjencinë Ekzekutive “Administrata e Automjeteve” janë nën minimumin sanitar - vëren Aleksandër Ivanov, inspektor në Drejtorinë Rajonale të Plovdivit. – Në Bashkimin Evropian ka 4.5% inspektorë për 10 mijë banorë. Këtu jemi 0.05%, që është nën minimumin sanitar për standardet evropiane. Me shkurtimet që u bënë me kalimin e kohës filluan të na trajtojnë si administratë, jo si organ kontrolli. Kemi mbetur në një drejtori me tri ekipe, të cilat duhet të jenë përgjegjëse për tri rrethe. Po ju jap një shembull: Burgas, Sliven dhe Jamboll janë një drejtori me tri ekipe kontrolli rrugor për të kontrolluar kompanitë, pikat e kontrollit teknik vjetor, kompanitë e trajnimit, taksitë, autobusët, stacionet e autobusëve. Kjo është jashtëzakonisht e pamjaftueshme.”
Dhe përderisa institucionet transferojnë përgjegjësitë dhe fajin e tyre për aksidentet e rënda në rrugë, fajin do ta kenë gjithmonë shoferët. Ndërsa ata që parakalojnë në zona të ndaluara dhe lëvizin si avionë luftarakë në autostrada, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafikun rrugor - ata ende mbeten mbi ligjin. Prandaj filloi ndërtimi i barrierave gome ndërmjet korsive të trafikut dykahësh, për të kufizuar përplasjet kokë më kokë në pjesët me më shumë aksidente.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..