Ministri i jashtëm serb është në kërkim të një minoriteti serb në Bullgari
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një emision të dielën në Televizionin “Pink” tha se Sofja nuk i njeh pakicat kombëtare në vendin e saj, por vazhdimisht reagon për situatën e pakicës kombëtare bullgare në Serbi. “Kur i toni atyre - dhe serbët në Bullgari, ata thonë - nuk ka serbë në Bullgari. Është si ne të themi se nuk ka bullgarë në Serbi dhe pastaj nuk ka probleme për pakicën kombëtare bullgare”, komentoi Daçiç. Ky nuk është komenti i parë i tillë i këtij politikani.Para RTS-së në vitin 2020 ai deklaroi: “Për çfarë çështjesh të brendshme po flitet sot në BE. Aty ka disa bullgarë që në Serbi janë vetëm 0.26% e popullsisë sonë. Kaq janë bullgarë në Serbi. Por Bullgaria në çdo mbledhje të Këshillit Evropian ngre çështjen e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare”, kujton BGNES.
BE dhe Turqia rinovuan negociatat për modernizimin e bashkimit doganor
BE dhe Turqia po negociojnë për përditësimin e marrëveshjes së bashkimit doganor, njofton “Bloomberg”. Bisedimet rifilluan pasi marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit u ngrohën pasi në samitin e NATO-së në Vilnius në korrik Turqia ra dakord të heqë veton e saj për pranimin e Suedisë në pakt.“Megjithë disa pengesa, gjithmonë kam besuar se përditësimi i bashkimit doganor është i arritshëm”, tha komisioneri i buxhetit të BE-së, Johanes Han. Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike PaoloXhentiloniu takua tashmë dy herë për këtë temë me ministrin turk të financave MehmetShimshek në dy javët e fundit.Ndërkohë, me urdhër të presidentit Rexhep TajipErdogan, Ankaraja ndaloi deri më 31 tetor eksportin e vajit të ullirit të pa ambalazhuar nga Turqia për të mbajtur çmimin e brendshëm poshtë.
Maqedonasit në SHBA duan njohjen e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase
Në Senatin e SHBA, republikani MajkBraun paraqiti një rezolutë për të shpallur shtatorin Muaj të Trashëgimisë Maqedonas-Amerikane për të festuar gjuhën, historinë dhe kulturën e maqedono-amerikanëve. Kryetari i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Metodija Koloski, tha për Televizionin ALFA të Shkupit se qëllimi i rezolutës ishte të nënvizonte kontributet e shumta gjatë 150 viteve të fundit të kolonëve maqedonas në SHBA në fushat nga kultura dhe arti në politikë, biznes, mjekësi, shkencë dhe sport.Në rezolutë thuhet se pas vitit 1880 maqedonasit u shpërngulën masivisht në SHBA dhe atje tashmë janë 500 000 emigrantë maqedonas. Kohët e fundit, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë të ngjashme që njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Dotë dëmshpërblejnë turistët e huaj të dëmtuar në Rodos me pushime falas
Qeveria greke, në koordinim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas për turistët që u detyruan të ndërpresin pushimet e tyre për shkak të zjarreve shkatërruese në ishullin Rodos në korrik. Këtë e bëri të ditur kryeministri grek Kiriakos Micotakis në një intervistë për televizionin britanik ITV. Turistët do të mund të përfitojnë nga oferta në pranverë ose në vjeshtë të vitit 2024 dhe do të kenë mundësinë të vizitojnë sërish ishullin. Micotakis kujtoi se rreth 20 000 njerëz u evakuuan gjatë zjarrit dhe për shkak të veprimeve në kohë, nuk pati viktima apo të lënduar. “Kemi pasur gjithmonë zjarre, por ajo që ndryshoi për shkak të ndryshimeve klimatike është intensiteti i tyre”, tha kryeministri grek, duke vënë në dukje se zjarri preku 1/5 e Rodosit, por se ishulli tani iu kthye jetës normale dhe se Greqia është një vend i sigurt.
Projektligji për gjuhën kroate u prezantua në Zagreb
Ministria e Shkencës dhe Arsimit e Kroacisë paraqiti një projektligj për gjuhën kroate të përgatitur nga qeveria dhe të mbështetur nga Instituti “Matica Hërvatska”. Sipas ligjit, normat gjuhësore do të përcaktohen nga një këshill me 14 specialistë nga institucione të ndryshme shkencore dhe shtetërore, njoftoi televizioni hrt.hr. Në prezantimin në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, u shpjegua se kjo nuk është çështje e policisë gjuhësore dhe nuk do të hartohet asnjë normë e re gjuhësore. Ligji i ri nuk është represiv dhe nuk do të ketë gjoba. “Ligji nuk është purist, por duhet të sigurohet zhvillimi i gjuhës në përputhje me kohën dhe kushtet e tjera sociale”, tha ministri i arsimit Radovan Fuks. Ligji pritet të miratohet në vjeshtë.
Përpilues: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, hurriyet.com.tr, netpress.com.mk, vijesti.hrt.hr
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..