Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ministri i jashtëm serb është në kërkim të një minoriteti serb në Bullgari


Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, në një emision të dielën në Televizionin “Pink” tha se Sofja nuk i njeh pakicat kombëtare në vendin e saj, por vazhdimisht reagon për situatën e pakicës kombëtare bullgare në Serbi.  “Kur i toni atyre - dhe serbët në Bullgari, ata thonë - nuk ka serbë në Bullgari. Është si ne të themi se nuk ka bullgarë në Serbi dhe pastaj nuk ka probleme për pakicën kombëtare bullgare”, komentoi Daçiç. Ky nuk është komenti i parë i tillë i këtij politikani.Para RTS-së në vitin 2020 ai deklaroi: “Për çfarë çështjesh të brendshme po flitet sot në BE. Aty ka disa bullgarë që në Serbi janë vetëm 0.26% e popullsisë sonë. Kaq janë bullgarë në Serbi. Por Bullgaria në çdo mbledhje të Këshillit Evropian ngre çështjen e të drejtave të pakicës kombëtare bullgare”, kujton BGNES.

BE dhe Turqia rinovuan negociatat për modernizimin e bashkimit doganor


BE dhe Turqia po negociojnë për përditësimin e marrëveshjes së bashkimit doganor, njofton “Bloomberg”. Bisedimet rifilluan pasi marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Brukselit u ngrohën pasi në samitin e NATO-së në Vilnius në korrik Turqia ra dakord të heqë veton e saj për pranimin e Suedisë në pakt.“Megjithë disa pengesa, gjithmonë kam besuar se përditësimi i bashkimit doganor është i arritshëm”, tha komisioneri i buxhetit të BE-së, Johanes Han. Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike PaoloXhentiloniu takua tashmë dy herë për këtë temë me ministrin turk të financave MehmetShimshek në dy javët e fundit.Ndërkohë, me urdhër të presidentit Rexhep TajipErdogan, Ankaraja ndaloi deri më 31 tetor eksportin e vajit të ullirit të pa ambalazhuar nga Turqia për të mbajtur çmimin e brendshëm poshtë.

Maqedonasit në SHBA duan njohjen e gjuhës, kulturës dhe historisë maqedonase


Në Senatin e SHBA, republikani MajkBraun paraqiti një rezolutë për të shpallur shtatorin Muaj të Trashëgimisë Maqedonas-Amerikane për të festuar gjuhën, historinë dhe kulturën e maqedono-amerikanëve. Kryetari i Diasporës së Bashkuar Maqedonase, Metodija Koloski, tha për Televizionin ALFA të Shkupit se qëllimi i rezolutës ishte të nënvizonte kontributet e shumta gjatë 150 viteve të fundit të kolonëve maqedonas në SHBA në fushat nga kultura dhe arti në politikë, biznes, mjekësi, shkencë dhe sport.Në rezolutë thuhet se pas vitit 1880 maqedonasit u shpërngulën masivisht në SHBA dhe atje tashmë janë 500 000 emigrantë maqedonas. Kohët e fundit, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë të ngjashme që njeh kulturën, identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Dotë dëmshpërblejnë turistët e huaj të dëmtuar në Rodos me pushime falas


Qeveria greke, në koordinim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas për turistët që u detyruan të ndërpresin pushimet e tyre për shkak të zjarreve shkatërruese në ishullin Rodos në korrik. Këtë e bëri të ditur kryeministri grek Kiriakos Micotakis në një intervistë për televizionin britanik ITV. Turistët do të mund të përfitojnë nga oferta në pranverë ose në vjeshtë të vitit 2024 dhe do të kenë mundësinë të vizitojnë sërish ishullin. Micotakis kujtoi se rreth 20 000 njerëz u evakuuan gjatë zjarrit dhe për shkak të veprimeve në kohë, nuk pati viktima apo të lënduar. “Kemi pasur gjithmonë zjarre, por ajo që ndryshoi për shkak të ndryshimeve klimatike është intensiteti i tyre”, tha kryeministri grek, duke vënë në dukje se zjarri preku 1/5 e Rodosit, por se ishulli tani iu kthye jetës normale dhe se Greqia është një vend i sigurt.

Projektligji për gjuhën kroate u prezantua në Zagreb


Ministria e Shkencës dhe Arsimit e Kroacisë paraqiti një projektligj për gjuhën kroate të përgatitur nga qeveria dhe të mbështetur nga Instituti “Matica Hërvatska”. Sipas ligjit, normat gjuhësore do të përcaktohen nga një këshill me 14 specialistë nga institucione të ndryshme shkencore dhe shtetërore, njoftoi televizioni hrt.hr. Në prezantimin në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, u shpjegua se kjo nuk është çështje e policisë gjuhësore dhe nuk do të hartohet asnjë normë e re gjuhësore. Ligji i ri nuk është represiv dhe nuk do të ketë gjoba. “Ligji nuk është purist, por duhet të sigurohet zhvillimi i gjuhës në përputhje me kohën dhe kushtet e tjera sociale”, tha ministri i arsimit Radovan Fuks. Ligji pritet të miratohet në vjeshtë.

Përpilues: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, hurriyet.com.tr, netpress.com.mk, vijesti.hrt.hr

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD