Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamen Brjag tani u ofron turistëve një observator astronomik

2
Kamen Brjag
Foto: Radio Varna

Në fshatin Kamen Brjag u hap një observator astronomik i automatizuar me kube. Teleskopi ka një fushëveprimi 360° dhe një aparat fotografik digjital për kapjen e objekteve qiellore. Observatori u ndërtua në kuadër të projektit “Dritarja e përbashkët e hapur drejt mistereve të universit”, tha drejtori i Muzeut Historik në Kavarna, Penko Georgiev.
Kamen Brjag ndodhet pranë rezervatit “Jajllata”, i cili në kohët e lashta ishte një observator astronomik dhe këtë e dëshmon faltorja e ndërtuar aty, e cila është e orientuar sipas renditjes së yjeve, shpjegoi Georgiev. “Ideja ishte të ruanim vazhdimësinë dhe të ofronim një lloj produkti turistik të veçantë. Për të pasur mundësinë të vëzhgoni qiellin e natës, duhet të qëndroni të paktën disa mbrëmje në fshat, të jeni plotësisht të qetë dhe të relaksuar dhe sigurisht të prisni kushte të mira atmosferike”, shtoi drejtori.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD