Në Vidin u pritën solemnisht pjesëmarrësit e Regatës Turistike Ndërkombëtare TID 2023 (Tour International Danubien). Më shumë se 130 dashamirës të aventurave ujore nga Gjermania, Franca, Zvicra, Britania e Madhe, Serbia, Kanadaja dhe Bullgaria u ankoruan nën Kështjellën “Baba Vida”. Mysafirët morën dhurata nga Komuna e Vidinit si kujtim të qëndrimit të tyre në qytet.
TID është regata më e madhe turistike në botë e kanotazhit. Çdo vit, ajo niset në fund të qershorit nga qyteti i Ingloshtad, Gjermani. Regata vazhdon 74 ditë dhe kalon nëpër 7 vende të Danubit përgjatë një rruge prej 2516 km. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të luftës në Ukrainë, këtë vit varkat pjesëmarrëse nuk do të arrijnë deri në Detin e Zi.
Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur". Ekspozita..
Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..
Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..