Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" i siguroi vetes një ndeshje me “madhështinë” evropiane "Ajax" të Amsterdamit pasi eliminoi "Astana" në Razgrad dhe do të luajë në raundin e playoff-it në "Ligën e Evropës". Pjesa e parë u mbyll 1:1. Pas minutës së 67-të mikpritësit shënuan edhe 4 gola të tjerë ndaj mysafirëve nga Kazakistani për rezultatin përfundimtar 5:1.
“Levski” i Sofjes arriti të eliminojë edhe mikpritësin izraelit “Apoel” nga Beer Shava me 2:1 në një ndeshje të xhiros së tretë kualifikuese në “Ligën e Konferencave”. Goli i fitores për mikpritësit u shënua në minutën e 96-të të pushimeve. Kundërshtari i radhës i “Levskit” për hyrjen në grupet e turneut është skuadra gjermane “Eintracht Frankfurt”.Fitues i edicionit të 51-të të sondazhit të Agjencisë Telegrafike Bullgare “Sportisti i Ballkanit” për vitin 2024 u bë sportisti grek Miltiadis Tentoglu. Vitin e kaluar, Tentoglu fitoi një titull olimpik dhe medalje të arta në Kampionatin Botëror në..
Milena Todorova arriti suksesin më të madh për biatlonin bullgar të femrave në më shumë se dy dekada, pasi u rendit e treta në vrapimin 7.5 km në Kupën e Botës në Oberhof, Gjermani. Sportistja 26-vjeçare bullgare, e cila u rikthye në start pas lejes së..
Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..