Kuvendi i Maqedonisë së Veriut filloi diskutimin e ndryshimeve të kërkuara nga Bullgaria në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Procedura filloi pasi më 25 korrik Komisioni për Çështjet Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut votoi nevojën për ndryshime kushtetuese. Sofja këmbëngul që bullgarët të përfshihen në ligjin bazë të vendit fqinj si popull shtet-krijues, në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat aktuale për anëtarësimin në BE. Në takimin e parë, kryeministri Dimitër Kovaçevski deklaroi se ndryshimet kushtetuese nuk e kërcënojnë identitetin maqedonas dhe se propozimi është i Shkupit dhe përkrahet nga BE dhe SHBA. Megjithatë, mbledhja u ndërpre nga kryetari i parlamentiti Talat Xhaferi dhe votimi për ndryshimet u shty.
Me vendimin e Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, vendi hyn në fazën përfundimtare të përgatitjes, deklaroi në një intervistë për BTA guvernatori i Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB), Dimitar Radev. “Pa..
Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) miratoi unanimisht tri aktet përfundimtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë. Më herët, deputetët e Parlamentit Evropian në Strasburg miratuan raportin që mbështet pranimin e..
Me 531 vota "pro", 69 "kundër" dhe 79 "abstenime", Parlamenti Evropian miratoi anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janari 2026. Kjo procedurë hap rrugën për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së për hyrjen e vendit në..
“Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) do të mbështesë vota mosbesimi që nuk na largojnë nga Evropa. Kështu iu përgjigj lideri i partisë “PP”, Asen Vasilev,..
Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 21°C. Në Sofje do të jenë rreth 12°C. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me..