Në kulmin e gushtit, Bansko është plot me turistë. Qyteti turistik preferohet si destinacion veror, për shkak të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe mbi të gjitha për shkak të mundësive për ecje në malin Pirin. Përveç si një qendër kryesore e skive në këtë pjesë të Ballkanit, qyteti Bansko është i njohur edhe si “Dera” drejt Parkut Kombëtar “Pirin” i cili është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore të UNESCO-s.
Dhjetëra shtigje turistike të çojnë në vende të paprekura nga ndërhyrja njerëzore me florë dhe faunë tepër të pasur. Midis tyre është rezervati "Julen", i krijuar në 1994 për të ruajtur dhe mbrojtur ekosistemet e vlefshme pyjore dhe bimore, si dhe shumëllojshmërinë e madhe të llojeve të kafshëve në territorin e saj. "Julen" është një rezervat malor i lartë, i vendosur në një lartësi prej 1650 deri në 2851 metra dhe në një territor që mbulon një sipërfaqe prej afro 3157 hektarësh. Më shumë për këtë oazë natyrore mësojmë nga intervista e Çavdar Zllatevit nga BNR - Stara Zagora me Doc. Borisllav Grigorov, profesor i biogjeografisë në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski":
“Për sa i përket florës, Rezervati “Julen” mund të mburret me praninë e rreth 700 llojeve të bimëve të llojit më të lartë, nga të cilat më shumë se 40 janë përfshirë në Librin e Kuq të vendit. Gjejmë pyje shekullore prej mani të bardhë e të zi, bredh, еtj. Lloji dominues në mesin e komuniteteve të shkurreve është Pinus mugo dhe ndër speciet e vlefshme bimore duhet të përmendim bozhuren e malit (Trollius europaeus), narcisin (Anemone narcissiflora), si dhe marigoldin e artë (Aquilegia aurea)”, thotë Prof. Borisllav Grigorov.
Në territorin e parkut natyror ka edhe një sërë grupesh të bukura liqenore – Vasilashki, Dislishki, Tipitski, Polezhanski dhe Strazhishki. Por në zonë ka edhe liqene të vetme që nxjerrin disa lumenj të vegjël.
Dhe me shume:
“Rezervati “Julen” është gjithashtu shtëpia e llojeve të shumta të kafshëve. Trofta ballkanike mund të gjendet në disa nga liqenet dhe lumenjtë, thotë prof. Borisllav Grigorov. Këtu hasen shumë shpendë dhe gjitarë të rrallë, si dhe ujku dhe ariu, të cilët janë harruar në shumë vise të vendit tonë”.
Nëse dëshironi të njiheni me thesaret natyrore të Pirinit, duke përfshirë dhe rezervatin e “Julenit” rekomandohet përgatitje paraprake. Dhe për këtë qëllim është mirë të punësoni një udhërrëfyes malor nga qytetet më të afërta të rezervatit deri në Bansko dhe Dobrinishte.
“Julen” është një nga rezervatet më të vizituara në vendin tonë dhe për këtë kontribuon edhe prania e një fortese të lashtë, e cila ndodhet pranë qytetit modern të Bansko-s, që daton para epokës romake. Por ju kujtoj se rezervati është një territor rreptësisht i mbrojtur, në të cilin ndalohet çdo veprimtari njerëzore, përveç vizitave për qëllime shkencore dhe edukative. Dhe në vende të tilla mund të ecësh vetëm nëpër shtigjet e përcaktuara, pa u shmangur nga rruga e paracaktuar turistike. Dhe është mirë të respektohen rregullat e sjelljes në zonat e mbrojtura” – paralajmëroi në përfundim Doc. Borisllav Grigorov.
Shikoni gjithashtu:
Përpiloi: Veneta Nikollova në bazë të intervistës së Çavdar Zllatevit për BNR – Stara Zagora
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / NPPirin
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe..