Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 24 gushtin

Na presin më shumë ditë të ngrohta dhe me diell

Foto: BTA

Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Të nesërmen para mesditës do të jetë me diell. Në orët e pasdites do të zhvillohen vranësira dhe në vende të caktuara kryesisht në zonat malore dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët veriperëndimore, në gjysmën lindore të vendit - erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 32° dhe 37°, në Sofje rreth 32°.

Do të jetë me diell përgjatë Detit të Zi, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësisë, por do të jetë pa reshje. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale do të jenë 29°-32°. Temperatura e ujit të detit është 25°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2 - 3 ballë.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell, pasdite do të ketë vranësira, në shumë vende me shi, në disa zona do të ketë bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra - rreth 19°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 marsin 2025

Paraditen e së enjtes dukshmëria do të jetë e reduktuar vende-vende në fusha, lugina dhe pellgje. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 deri në 2°. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të jetë me diell dhe pothuajse i qetë,..

botuar më 25-03-05 7.35.MD
Deljan Peevski

Deljan Peevski nga DPS – Fillimi i Ri u shpall kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lideri i DPS - Fillimi i Ri, Deljan Peevski deklaroi se është kundër vazhdomit të mbështetjes së liderit ukrainas Vollodimir Zelenski nga ana e shtetitë "Të gjitha paratë duhet të shkojnë për qytetarët bullgarë, gjithçka duhet të jetë brenda për..

botuar më 25-03-05 6.27.MD

Bojko Borisov: Shumica në pushtet nuk është aspak e qëndrueshme

Duke komentuar deklaratën e djeshme të liderit të Grupit Parlamentar "Demokraci, të Drejta dhe Liri - DPS" Xhevdet Çakarov se partia e tij mund të rishqyrtojë mbështetjen e saj për shumicën në parlament, kreu i GERB-it Bojko Borisov deklaroi sot se..

botuar më 25-03-05 4.02.MD