Ndërmarrja shtetërore “Infrastruktura e Portit” ka marrë licencën për operatorin e portit të naftës “Rosenec”. Këtë e bëri të ditur për gazetarët ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, i cili mbërriti në port për të marrë pjesë në bisedimet e komisionit për pranimin e objektit pas përfundimit të kontratës koncesionare me Lukoil.
Procedura për transferimin e menaxhimit të terminalit të naftës nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në çmimet e karburantit në vendin tonë, siguroi Gvozdejkov. Ai theksoi se shteti nuk do t'i paguajë dëmshpërblim rafinerisë së naftës për investimin e saj në modernizimin e terminalit të portit. “Është e drejtë e kompanisë që të kërkojë të drejtat e saj sipas rendit të vendosur”, shtoi ai.Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe maksimumi..
Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi..
Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga..