Ndërmarrja shtetërore “Infrastruktura e Portit” ka marrë licencën për operatorin e portit të naftës “Rosenec”. Këtë e bëri të ditur për gazetarët ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, i cili mbërriti në port për të marrë pjesë në bisedimet e komisionit për pranimin e objektit pas përfundimit të kontratës koncesionare me Lukoil.
Procedura për transferimin e menaxhimit të terminalit të naftës nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në çmimet e karburantit në vendin tonë, siguroi Gvozdejkov. Ai theksoi se shteti nuk do t'i paguajë dëmshpërblim rafinerisë së naftës për investimin e saj në modernizimin e terminalit të portit. “Është e drejtë e kompanisë që të kërkojë të drejtat e saj sipas rendit të vendosur”, shtoi ai.Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjyanov propozoi të caktohen pika kontrolli në kohë lufte për organet shtetërore. Projektdekreti i Këshillit të Ministrave mbi këtë temë është publikuar në portalin e konsultimit publik. Pritet që kjo të sigurojë kushtet..
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit..