Forumi i nëntë ndërkombëtar “Trashëgimia Bullgare” po mbahet në qytetin e Detit të Zi, Ballçik. Veprimtaria, e cila filloi më 24 dhe do të zgjasë deri më 26 gusht, mblodhi rreth 500 pjesëmarrës nga Bullgaria, Rumania, Ukraina dhe Moldavia. Ndër temat e forumit janë 150 vjetori i varjes së Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe etnologjia e bullgarëve. Sot nga ora 9:00 deri në orën 17:00 do të mbahet konkursi folklorik për këngë (autentike dhe të përpunuara), valle dhe tradita të folklorit në qendrën kulturore në qendër të Ballçikut. Informacioni është nga Allbena Ivanova – korrespondente e Radio Varnës në Ballçik.
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave ministrja e financave Temenuzhka Petkova...
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori pjesë në samitin e iniciuar nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski me rastin e përvjetorit të tretë..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..