Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndeshjet "Levski" - "Eintracht" dhe "Lludogorec" - "Ajax" nuk përfunduan me fitore të nikoqirëve

Foto: BTA

Ndeshja e parë e play-off-it për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës mes Levskit dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1:1. Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në avantazh me një gjuajtje solide të Randal Kolo Muani. Nikoqirët bullgarë humbën një mundësi të shkëlqyer për të barazuar para pushimit. Që në fund, në kohën shtesë, Hashimi Fadiga lëshoi ​​një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra që shkoi drejt e në këndin e sipërm. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e saktë në pjesën e dytë. Kështu Fadiga barazoi rezultatin me një gol mbresëlënës në minutën e fundit.

Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, më 31 gusht, të enjten, në orën 21:30.

Sa i përket ndeshjes së parë të play-off-it për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Ajax mposhti Lludogorec me rezultat 4:1.

Kështu, skuadra nga Amsterdami me fitoren e tyre garanton pjesëmarrjen e vet në grupet e turneut, ndërsa për bullgarët mbetet një revansh nderi dhe një vend në Ligën e Konferencave.

Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit më 31 gusht, të enjten, në orën 21:00.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Ivanov fitoi titullin në finalen bullgare të US Open

Ivan Ivanov fitoi titullin në kategorinë e juniorëve në US Open, duke mposhtur Aleksandër Vasilev në një finale historike bullgare . Kështu, pas Wimbledon, kampioni 16-vjeçar ngriti kupën në një turne të dytë radhazi nga Grand Slam. Nxënësi i..

botuar më 25-09-07 1.41.PD

Finale historike bullgare në US Open

Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..

botuar më 25-09-06 9.42.PD

Vrapuesit festojnë Bashkimin me një maratonë stafetash

Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..

botuar më 25-09-06 6.05.PD