Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev u takua me ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut Agneza Rusi Popovska, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Të dy u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e mirë dhe dialogun intensiv politik në fushën e mbrojtjes, si në baza dypalëshe, ashtu edhe brenda NATO-s. Në fokus të bisedës së tyre ishte kontributi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në masat për forcimin e krahut lindor përmes pjesëmarrjes në Grupin e Betejës Shumëkombëshe të NATO-s në Bullgari me shtetin kuadër të Italisë, zhvillimin e ardhshëm të grupit të betejës në nivel brigade, si dhe lidhjet e transportit. Tagarev shprehu mbështetje për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e zotimeve dhe theksoi rëndësinë e saj jo vetëm për bashkëpunimin tonë dypalësh, por edhe për sigurinë dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.
Pak ditë më parë, ministri i mbrojtjes diskutoi për rreziqet e sigurisë në Detin e Zi me kolegët e tij rumunë dhe ukrainas Angel Talvar dhe Oleksij Reznikov dhe me ambasadorët e Holandës në Bullgari, Simon van der Borgh dhe të Turqisë, Aileen Sekizkök.Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..
Detyra kryesore e Grupit kundër Minave të Detit të Zi mbetet lufta kundër minave lundruese në Detin e Zi dhe sigurimi i lundrimit të lirë dhe të sigurt në pjesën perëndimore të tij, tha kundëradmirali Kirill Mihajllov, komandanti i Forcave Detare...
Mëngjesin e së enjtes dukshmëria do të jetë e zvogëluar vende-vende në lugina dhe rreth pellgjeve. Pas mesditës, vranësirat do të çahen mbi Bullgarinë Lindore do të mbajë mot kryesisht me diell, pothuajse i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin..
Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar..
Bullgaria do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në përputhje me vendimin e parlamentit, tha për bTV ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. “Ne do të vazhdojmë..
Pranimi i plotë i Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen është një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin, tha zëvendëskryeministri dhe ministri i..