Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata “Përdoruesit aktivë” kanë nisur inspektime të përbashkëta për pastërtinë e ujit përgjatë Detit të Zi, raporton BNT. Inspektimet janë rezultat i një studimi të publikuar nga “Përdoruesit aktivë”, i cili konstatoi ndotje të ujit të detit me Escherichia coli disa herë më të larta se norma. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat janë të pasakta dhe manipulojnë opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve shëndetësorë, metodologjia me të cilën janë mbledhur mostrat është e paqartë dhe nuk dihet se në cilin laborator janë analizuar. Nga ana tjetër, “Përdoruesit aktivë” këmbënguli për inspektime të përbashkëta me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, “Drejtoria e Basenit” dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës bënë kërkimet e tyre për ujin në Detin e Zi, i cili tregoi se ai është i pastër nga patogjenët dhe gjurmët e vetme të ndotjes janë nga përdorimi i plehrave.Dy vendet tona kanë një rol të rëndësishëm në lidhjen midis Evropës dhe Azisë përmes Korridorit të Transportit Trans-Kaspik. Kjo u deklarua në Tashkent nga Presidenti Rumen Radev gjatë bisedimeve plenare midis delegacioneve të Bullgarisë dhe..
Bullgaria mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Rruga Evropiane e Trashëgimisë së Kripës”. Iniciativa u mbajt nga 5 deri më 8 qershor në Minierën Wieliczka pranë Krakovit në Poloni, njoftoi Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze i Akademisë Bullgare të..
Autostrada e ardhshme Rilla nga pika kufitare Gjueshevo deri në Dupnica do të kushtojë rreth 1.5 miliardë euro. Kjo u tha në një takim pune te guvernatori i rajonit Kjustendill me ekspertë, deputetë dhe kryetarë bashkish të rrugës së ardhshme...
Të martën para mesditës, mot me diell do të mbizotërojë mbi Bullgarinë Jugore. Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi Rrafshinën e Danubit...
Bullgaria dhe Kazakistani do të punojnë për zhvillimin e korridorit ndërkombëtar të transportit Trans-Kaspik, i njohur si "Korridori i Mesëm". Kjo u ra..
Sofja, Bllagoevgradi dhe Plovdivi kanë dendësinë më të lartë të popullsisë për kilometër katror në vendin tonë, njofton BGNES. Pesëdhjetë e tetë..