Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata “Përdoruesit aktivë” kanë nisur inspektime të përbashkëta për pastërtinë e ujit përgjatë Detit të Zi, raporton BNT. Inspektimet janë rezultat i një studimi të publikuar nga “Përdoruesit aktivë”, i cili konstatoi ndotje të ujit të detit me Escherichia coli disa herë më të larta se norma. Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat janë të pasakta dhe manipulojnë opinionin publik në kulmin e sezonit turistik. Sipas ekspertëve shëndetësorë, metodologjia me të cilën janë mbledhur mostrat është e paqartë dhe nuk dihet se në cilin laborator janë analizuar. Nga ana tjetër, “Përdoruesit aktivë” këmbënguli për inspektime të përbashkëta me Ministrinë e Shëndetësisë.
Ndërkohë, shkencëtarët e Institutit të Oqeanologjisë në Akademinë Bullgare të Shkencave, “Drejtoria e Basenit” dhe Ministria e Arsimit dhe Kulturës bënë kërkimet e tyre për ujin në Detin e Zi, i cili tregoi se ai është i pastër nga patogjenët dhe gjurmët e vetme të ndotjes janë nga përdorimi i plehrave.Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministër i inovacionit dhe rritjes Tomisllav Donçev gjatë kontrollit..
Komisioni i Mbrojtjes së Konkurrencës, Agjencia Kombëtare e të Ardhurave dhe Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve po bashkojnë forcat përmes një marrëveshjeje kundër tregtarëve të pandershëm që do të përdorin vendosjen e euros, si dhe periudhën para..
Të premten para mesditës, vranësirat do të ulen përkohësisht, por pasdite do të shfaqen përsëri retë e shiut. Në shumë zona në gjysmën perëndimore të vendit, do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..
Komisioni Evropian zyrtarisht e regjistroi "Çajin Bimor i Stranxhës" në Regjistrin e Treguesve Gjeografikë të Bashkimit Evropian. Që nga 3 qershori..
Bashkia e kryeqytetit krijon një ekip rinor vullnetar për reagim të shpejtë “SOfia HELPers”. Iniciativa për krijimin e grupeve rinore, të gatshme të..