Në qytezën detare Sozopoll, një nga qendrat turistike të Bullgarisë e cila ndërthur të lashtën me modernen, nis edicioni i 39-të i "Apolonia". Festivalet e arteve, të cilat ndërthurin shfaqje të ndryshme letrare, muzikë, teatër, kinema dhe ekspozita, do të vazhdojnë deri më 5 shtator.
Hapja është sonte (20:30, më 28 gusht) me një gala koncert të Teatrit Muzikor "Stefan Makedonski" me muzikën madhështore të Lehar, Kalman dhe Johann Strauss - djalit. Për një javë, banorët dhe të ftuarit e Sozopolit do të mund të shikojnë ekspozita në Galerinë e Arteve në Qytetin e Vjetër, të shohin prodhime të teatrove të njohur të kryeqytetit, si Teatri Kombëtar "Ivan Vazov", Teatri "Sfumato", Teatri Satirik "Aleko Konstantinov”, si dhe shfaqje të tjera kulturore në skenë.
Ndër interpretuesit muzikorë janë edhe grupet e preferuara bullgare si "Fondacijata" (“Fondacioni”), rock grupet "Signal" dhe BTR, artistet e estradës Maria Ilieva, Mihaella Marinova, treshja e xhazit e Vasill Spasovit etj.
Klasat master për artistë dhe interpretues të rinj zënë një vend të rëndësishëm në mbrëmjet e artit. Udhëheqës i master-klasës së shkrimit kreativ do të jetë Georgi Gospodinov, kurse master-klasa për violinë do të udhëhiqet nga violinisti dhe mësuesi i muzikës Minço Minçev.
Adhuruesit e kinematografisë bullgare mund të shohin prodhime filmike dokumentare dhe artistike.
Programin e plotë të “Apolonia” 2023 mund ta shikoni në faqen zyrtare të festimeve.Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e..