Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetarët mbushën Manastirin e Rillës për një shërbim përkujtimor në kujtim të Mbretit Boris III

Foto: BTA

Qytetarët, politikanët dhe persona publikë mbushën kishën e Manastirit të Rillës, ku u kremtua një liturgji e shenjtë në kujtim të mbretit Boris III me rastin e 80-vjetorit të vdekjes së tij. Në shërbim ishin të pranishëm djali i Boris - Simeon Sakskoburggotski, i shoqëruar nga gruaja e tij Margarita, djali i tyre Konstantin-Asen me gruan e tij Maria dhe vajza e tyre Kalina me burrin e saj Kitin Muñoz.

Foto: arkiv

Mbreti Boris III u varros në Manastirin e Rillës, por në vitin 1944 trupi i tij u zhvarros me urdhër të autoriteteve komuniste. Sot ruhet vetëm xhami me zemrën e tij, i cili është varrosur në varrin e restauruar të monarkut në Manastirin e Rillës, kujton BTA.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti ia hoqi presidentit të drejtën për të emëruar drejtuesit e shërbimeve

Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..

botuar më 25-10-03 9.36.PD

Parashikimi i motit për 3 tetorin

Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..

botuar më 25-10-02 7.40.MD
Borisllav Sarafov

Gjykata e Lartë e Kasacionit shkarkoi Borisllav Sarafovin si prokuror i përgjithshëm në detyrë

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..

botuar më 25-10-02 6.07.MD