Për herë të dytë këtë vit, qytetet Ruse dhe Varna do të mirëpresin trenin legjendar Orient Express. Të martën, më 29 gusht, ai do të mbërrijë fillimisht në Ruse dhe në orën 17:30 pritet të arrijë në stacionin hekurudhor në Varna. Sipas traditës, kryeqyteti ynë detar do të mirëpresë mysafirët sipas një zakoni të vjetër bullgar - me bukë pite dhe kripë, transmeton Bgtourism.bg. Më shumë se 10 guidë turistikë në gjuhët angleze, frënge, gjermane, italiane dhe spanjolle nga Unioni i Guidëve Turistik në Bullgari do të shoqërojnë mysafirët e "Orient Express" në një program turistik në Varna të përgatitur enkas për ta.
Treni historik udhëton në linjën Paris-Stamboll. Udhëtimi i parë u realizua në vitin 1883. Me kalimin e viteve, në tren kanë hipur personalitete të famshme, si Elizabeth II, Franz Joseph, Lev Tolstoj, Marlene Dietrich, Charles de Gaulle. Një fakt tjetër interesant është se para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kalimit të tij nëpër Bullgari, treni drejtohej personalisht nga Mbreti Boris III.“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve..
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..