Për herë të dytë këtë vit, qytetet Ruse dhe Varna do të mirëpresin trenin legjendar Orient Express. Të martën, më 29 gusht, ai do të mbërrijë fillimisht në Ruse dhe në orën 17:30 pritet të arrijë në stacionin hekurudhor në Varna. Sipas traditës, kryeqyteti ynë detar do të mirëpresë mysafirët sipas një zakoni të vjetër bullgar - me bukë pite dhe kripë, transmeton Bgtourism.bg. Më shumë se 10 guidë turistikë në gjuhët angleze, frënge, gjermane, italiane dhe spanjolle nga Unioni i Guidëve Turistik në Bullgari do të shoqërojnë mysafirët e "Orient Express" në një program turistik në Varna të përgatitur enkas për ta.
Treni historik udhëton në linjën Paris-Stamboll. Udhëtimi i parë u realizua në vitin 1883. Me kalimin e viteve, në tren kanë hipur personalitete të famshme, si Elizabeth II, Franz Joseph, Lev Tolstoj, Marlene Dietrich, Charles de Gaulle. Një fakt tjetër interesant është se para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kalimit të tij nëpër Bullgari, treni drejtohej personalisht nga Mbreti Boris III.Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Bashkëpunimi shumëpalësh ofron mundësi që, në kushte barazie midis pjesëmarrësve, të arrihen zgjidhje të përbashkëta, tha kryeministri Rosen Zheljazkov..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..