Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Treni i famshëm Orient Express mbërrin sërish në Bullgari

Foto: BGNES (arkiv)

Për herë të dytë këtë vit, qytetet Ruse dhe Varna do të mirëpresin trenin legjendar Orient Express. Të martën, më 29 gusht, ai do të mbërrijë fillimisht në Ruse dhe në orën 17:30 pritet të arrijë në stacionin hekurudhor në Varna. Sipas traditës, kryeqyteti ynë detar do të mirëpresë mysafirët sipas një zakoni të vjetër bullgar - me bukë pite dhe kripë, transmeton Bgtourism.bg. Më shumë se 10 guidë turistikë në gjuhët angleze, frënge, gjermane, italiane dhe spanjolle nga Unioni i Guidëve Turistik në Bullgari do të shoqërojnë mysafirët e "Orient Express" në një program turistik në Varna të përgatitur enkas për ta.

Treni historik udhëton në linjën Paris-Stamboll. Udhëtimi i parë u realizua në vitin 1883. Me kalimin e viteve, në tren kanë hipur personalitete të famshme, si Elizabeth II, Franz Joseph, Lev Tolstoj, Marlene Dietrich, Charles de Gaulle. Një fakt tjetër interesant është se para Luftës së Dytë Botërore, gjatë kalimit të tij nëpër Bullgari, treni drejtohej personalisht nga Mbreti Boris III.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Parashikimi i motit për 27 shkurtin

Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat ekstreme jugperëndimore të vendit. Në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë..

botuar më 25-02-26 7.40.MD