“Vendet e Gadishullit Ballkanik duhet të kuptojnë se ne do të jemi të fortë vetëm nëse jemi bashkë”. Kështu u tha kryeministri Nikollaj Denkov kolegëve të tij nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria në panelin udhëheqës të Forumit të 18-të Strategjik, i cili u mbajt mbrëmë në Bled të Sllovenisë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
"Shikimi i të gjithëve u është drejtuar bullgarëve dhe pyesin pse ne i ndalojmë maqedonasit në rrugën e tyre drejt BE-së për shkak të ndryshimit të Kushtetutës. Por pyetja mund të bëhet në një mënyrë tjetër - pse është problem që bullgarët të jenë pjesë e listës së kombeve të përfshira në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Denkov. Ai komentoi se edhe Bullgaria ka "detyrë shtëpie" - të bindë Holandën dhe Austrinë, të cilat e bllokojnë hyrjen tonë në zonën Shengen.Kontroll i shtuar në arteriet kryesore rrugore, sanksione më të rrepta për shkelësit dhe organizim më i mirë i trafikut gjatë muajve të verës – këtë e urdhëroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Në..
Niveli i ulët i lumit Danub po e vështirëson lundrimin në pjesën bullgare të lumit. Janë formuar dy pragje të rrezikshme, bëri të ditur për BTA drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Kërkime dhe Mirëmbajtje të Lumit Danub në Ruse, Ivelin Zanev...
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia, Kosova, Ukraina dhe Moldavia, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare. Në..
Në Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake u hap ekspozita "Uria 2.0". Ajo interpreton temën themelore të urisë në pesë aspekte të ndryshme – uria fizike,..
Dita para votimit të tretë të mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit Rosen Zheljazkov, i paraqitur nga “Vëzrazhdane” dhe i motivuar me “dështimin e..
Presioni migrator dhe orvatjet për kalim të paligjshëm nëpër kufirin bullgaro-turk janë në rënie, deklaroi para gazetarëve ministri i punëve të..