“Vendet e Gadishullit Ballkanik duhet të kuptojnë se ne do të jemi të fortë vetëm nëse jemi bashkë”. Kështu u tha kryeministri Nikollaj Denkov kolegëve të tij nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Kroacia dhe Shqipëria në panelin udhëheqës të Forumit të 18-të Strategjik, i cili u mbajt mbrëmë në Bled të Sllovenisë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
"Shikimi i të gjithëve u është drejtuar bullgarëve dhe pyesin pse ne i ndalojmë maqedonasit në rrugën e tyre drejt BE-së për shkak të ndryshimit të Kushtetutës. Por pyetja mund të bëhet në një mënyrë tjetër - pse është problem që bullgarët të jenë pjesë e listës së kombeve të përfshira në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Denkov. Ai komentoi se edhe Bullgaria ka "detyrë shtëpie" - të bindë Holandën dhe Austrinë, të cilat e bllokojnë hyrjen tonë në zonën Shengen.Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një..