Bullgaria mori mbështetje të fortë për pranimin e saj në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) nga shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, si dhe nga ministrat e jashtëm gjerman dhe çek, Analena Baerbock dhe Jan Lipavsky. Kjo ndodhi gjatë bisedimeve me zëvendëskryeministren dhe ministre të punëve të jashtme Maria Gabriel në kuadër të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Toledo, kushtuar agresionit rus kundër Ukrainës dhe situatës në Niger dhe Sahel.
Gjatë forumit, Maria Gabriel theksoi rëndësinë strategjike të rajonit të Detit të Zi, si dhe rëndësinë e deklaratës së përbashkët të G-7 në mbështetje të Ukrainës dhe nevojën për më shumë përpjekje diplomatike për "Formulën e Paqes" të Presidentit Volodimir Zelenski. Në një takim me ministrin e jashtëm të Ukrainës Dmitro Kuleba, zëvendëskryeministrja bullgare shprehu solidaritetin e vendit tonë me Ukrainën dhe popullin e saj.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..