Para fillimit të seancës së vjeshtës të Kuvendit Popullor, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se detyra më e rëndësishme para deputetëve është përgatitja e buxhetit të shtetit, pasi prej tij varen të gjitha politikat për vitin e ardhshëm. Kryeministri veçoi si prioritet ligjet e Shengenit dhe të Eurozonës. “Ne i pranojmë për të rregulluar jetën tonë në Bullgari, shpresoj që kjo të ndodhë shpejt dhe me cilësi”, komentoi ai.
“Këtë sezon të ri duhet të ndryshojmë Kushtetutën, të miratojmë Komisionin për luftimin e korrupsionit dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, duhet të nisim Planin e Rimëkëmbjes, duhet të bëjmë përparim të mjaftueshëm për pranimin në Shengen dhe Eurozonë dhe t'i përfundojmë këto tema. Qëllimi i formimit të qeverisë është vetëm kjo”, tha kreu i GERB-it Bojko Borisov me hyrjen në parlament.
Deputeti i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), Javor Bozhankov, ka veçuar si prioritet edhe projektligjet që kanë të bëjnë me Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe legjislacionin kundër korrupsionit, duke theksuar se vendi ynë ka ngecje në shfrytëzimin e mjeteve nga ky plan. "Lufta kundër korrupsionit është një faktor i rëndësishëm për pranimin tonë në zonën Shengen," shtoi ai.
Sipas Ramadan Atalait nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), seanca e re parlamentare do të jetë frytdhënëse, aq më tepër që, sipas tij, nuk ka pasur kurrë një shumicë parlamentare më të qëndrueshme.
“E vetmja gjë që bëhet pas formimit të qeverisë janë skandalet lidhur me emërimet, me vendimet partiake dhe nuk ka asnjë propozim për problemet e qytetarëve, përkatësisht sigurinë, të ardhurat, inflacionin”, tha Georgi Svilenski nga Partia Socialiste Bullgare (BSP).
Prioriteti kryesor për "Ka një popull të tillë" (ITN) është rrëzimi i "kësaj qeverie të dëmshme", tha kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Toshko Jordanov. Ai pret dorëheqjen e kabinetit muajin e ardhshëm për shkak të legjislacionit jokompetent.
Shoqata "Pasardhësit e refugjatëve dhe të shpërngulurve nga territori i Maqedonisë së Veriut" i dërgoi një letër institucioneve të Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e Ljupço Georgievskit, kryetar i shoqatës tashmë të shpërbërë Klubi Kulturor "Ivan..
Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Shqipërisë, e cila dëshmon se mund të zbatojë me sukses reformat në emër të së ardhmes evropiane të rajonit. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë një takimi në Tiranë me homologun e..
Romgaz ndërpreu çështjen-goditje kundër Greenpeace – Rumania Më 11 qershor, pikërisht para seancës së parë të çështjes, qëllimi i së cilës në praktikë ishte shpërbërja e Greenpeace – Rumania, Romgaz tërhoqi padinë e saj në gjykatë kundër..
Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe..
Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës..