“Bullgaria nga pamja e një zogu” – kështu quhet ekspozita, e cila hapet më 5 shtator në galerinë e brendshme të Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkuptë Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit. Fotografitë, të cilat janë pjesë e "Bullgaria nga pamja e një zogu", do të prezantohen për herë të parë në Shkup. Në hapjen e ekspozitës do të marrë pjesë Petër Stojanov, President i Republikës së Bullgarisë (1997 - 2002).
Ekspozita "Bullgaria nga pamja e një zogu" është pjesë e koleksionit të Institutit Shtetëror të Kulturës nën Ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Ekspozita e autorit Aleksandër Ivanov përmban fotografi nga lart, duke paraqitur bukurinë e monumenteve natyrore dhe historike bullgare.
Ekspozita mund të shihet deri më 30 tetor 2023.
Mund të lexoni më tepër
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..