Duhet të luftojmë ndjenjën e mosndëshkimit për njerëzit që drejtojnë makina dhe të kërkojmë masa kundër shkelësve. Kështu deklaroi kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit që mbajti lidhur me problemet e sigurisë rrugore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shumë institucioneve – mes tyre të Prokurorisë, Asociacionit Kombëtar të Komunave, të deputetëve, prindërve të fëmijëve të vrarë në aksidente.
Pak ditë më parë, një djalë 15-vjeçar u përplas nga një shofer në gjendje të dehur në një rrugë këmbësore në qendër të Sofjes dhe u bë një tjetër viktimë e mosndëshkimit në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov shprehu qëndrimin kategorik se vdekja në rrugë e shkaktuar pas përdorimit të alkoolit apo drogës, madje vetëm me shpejtësi të tepruar, duhet cilësuar si vrasje me dashje.
Ndërkohë, qindra persona u mblodhën para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme me kërkesën për kontroll më të rreptë në rrugë dhe zgjidhjen e problemit të shoferëve të dehur dhe të droguar.Bullgaria nuk vendos kushte shtesë në procesin dhe negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në hapjen e forumit "BE-ja takon Ballkanin" në Sofje. Në forum marrin pjesë komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së shpejti. Kjo u njoftua nga komisionerja e Zgjerimit Marta Kos, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në..
Ukraina dhe populli ukrainas kanë një dëshirë të fortë për t'u bashkuar dhe për t'u bërë pjesë e BE-së. Nëse e ruajmë këtë ritëm, mund të shpresojmë që Ukraina do të anëtarësohet në vitin 2030, tha për BNT-në Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova sot do t'i shpërblejë fituesit e Festivalit të 32-të të Pashkëve të Fëmijëve në qytetin serb të..