Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Edhe këtë vit më 21 qershor bota do të ketë rast të bashkohet dhe të qetësohet. Mund ta gjejmë këtë te Dita Ndërkombëtare e Yogës – mësimdhënia e lashtë praktike, e cila bashkon unitetin e trupit, mendjes dhe shpirtit. E shpallur zyrtarisht për..
Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit, docent Stojan Andonov, hapi Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për Vajza në Sofje. Më shumë se 370 gjimnaste nga mbi 70 shtete po garojnë deri më 22 qershor për vendet e para në sallën “Arena” në..
Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në fillimin e një eventi sportiv të shumëpritur - Kampionati i tretë Botëror i Gjimnastikës Ritmike për Vajza, i cili do të mbahet nga 18 deri më 22 qershor në Arena Sofia. Programi i eventit është publikuar në faqen e..