Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Basketbollisti më i mirë bullgar, Aleksandër Vezenkov është pikëshënuesi numër një i sezonit të rregullt në kampionatin grek për të dytën herë në karrierën e tij. Anësori i “Olympiacos” e mbylli fazën e parë të kampionatit me 382 pikë të shënuara,..
Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e katërt të turneut të tenisit Masters në Miami (SHBA). Tenisti i parë i Bullgarisë pati një kohë të vështirë në turneun e fushës së fortë pas një rikthimi në ndeshje me 6:7 (3), 6:4, 7:5 kundër rusit Karen..
Snowboardisti bullgar Tervell Zamfirov e përgëzoi veten për një tjetër sukses spektakolar, ndonëse e arriti në mënyrë shumë dramatike. Ai u bë kampion bote në sllallomin paralel për meshkuj. Bullgari 20-vjeçar triumfoi pasi fitoi finalen me 0.40..
Motrat Stefani dhe Gabriella Stoevi i siguruan vetes medalje në Kampionatin Evropian të Badmintonit duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e garës për..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo,..