Sot, më 6 shtator, në Ditën e Bashkimit të Bullgarisë, në orën 17:00 në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski” do të mbahet ndeshja bamirëse “Ndeshja e Shpresës”. Organizatori i saj është ish-kapiteni i kombëtares Stilijan Petrov. Mjetet e grumbulluara do të përdoren për trajtimin e njerëzve në Bullgari që luftojnë kancerin. Në ndeshje do të marrin pjesë yje të futbollit bullgar dhe botëror të dekadave të fundit. U zgjodh posaçërisht kjo datë për të treguar se vetëm të bashkuar mund të fitojmë betejat e mëdha në jetë, shpjeguan organizatorët.
Së bashku me Petrov do të marrin pjesë edhe shumë yje të tjera si Hristo Stoiçkov, Dimitër Berbatov, i cili triumfoi dy herë me titullin e Anglisë si lojtar i Manchester United, Krasimir Ballëkov dhe futbollistë të tjerë të dashur, si bullgarë, ashtu edhe të huaj, të miliona fansave në mbarë botën.Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..